Ndërlidhjet

ALMA ATË


Ekuipazhi amerikano-rus i anijes kozmike Soyuz-FG u nis sot nga baza ruse Bajkonur në Kazakistan për në Stacionin ndërkombëtar kozmik. Pas dy ditësh ky ekuipazh do të arrijë në Stacionin ndërkombëtar kozmik. Kozmonautët Sergei Krikalev nga Rusia dhe John Phillips nga Shtetet e Bashkuara do të mbesin atje për gjashtë muaj ndërsa anëtari i tretë i ekuipazhit, italiani Roberto Vittori do të kthehet brenda 10 ditësh së bashku me kozmonautët që aktualisht janë në Stacionin ndërkombëtar kozmik.
XS
SM
MD
LG