Ndërlidhjet

PARIS


Së paku 15 persona humbën jetën dhe afro 60 u lënduan nga zjarri që përfshiu një hotel në Parisin qendror sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë informuar zyrtarët për zjarrfikje. Disa njerëz kërcyen nga dritaret për ti shpëtuar zjarrit, i cili pas një ore u vu nën kontroll por edhe disa orë më vonë ishte parë tymi. Në vendin e ngjarjes ishin afro 250 zjarrfikës dhe më se 50 makina.
XS
SM
MD
LG