Ndërlidhjet

PEKIN


Rreth 2 mijë njerëz kanë protestuar në portin verior kinez Tianjin, ndërkohë disa nga 10 mijë protestuesit në Shangai hodhën gurë, shishe dhe gjësende tjera në konsullatën e Japonisë dhe në bizneset japoneze.
"Ata nuk na trajtojnë drejtë, duhet të ballafaqohen me historinë e tyre, ndërsa qeveria japoneze duhet t'i kuptojë ndjenjat tona", thanë disa nga protestuesit. Ambasada japoneze në Pekin i ka bërë thirrje Kinës të marrë masa për të ndaluar ato që i quajti "aksione ilegale dhe të dhunshme". Protestuesit kinezë e akuzojnë Japoninë për mizoritë e kryera gjatë luftës, dhe e kundërshtojnë fushatën e Japonisë për të fituar vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG