Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Kosovë është ditë zie për ish luftëtarin e UÇK-së, Enver Haradinaj, që u vra të premten në rrugën Pejë-Deçan nga persona të panjohur. Sot, në varrimin e të ndjerit Enver do të marrë pjesë edhe i vëllai i tij, Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, që për këtë rast u lirua nga burgu i Gjykatës së Hagës. Ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e dëshmorëve në Glloxhan të Deçanit. Zyrtarët e policisë ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion zyrtar për autorët eventualë të këtij krimi dhe as për motivet e mundshme. Ata kanë thënë se hetimet po i kryen njësiti qendror i krimeve serioze. Zëvendës kryeadministratori Larry Rossin ka siguruar familjen Haradinaj dhe popullin e Kosovës se UNMIK-u do të bëjë çdo gjë të mundshme për ndriçimin e kësaj vrasjeje.
XS
SM
MD
LG