Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Gllogjan të Deçanit, varroset Enver Haradinaj, vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i vrarë të premtën në afërsi të Pejës. Për të marrur pjesë në ceremoninë e varrimit në Gllogjan kanë shkuar dhjetëra mijëra veta. Gjithashtu, aty kanë mbërritur dhe Ramush Haradinaj, i liruar nga Tribunali i Hagës me kusht dhe vëllai tjetër i tij Daut Haradinaj i liruar për disa orë nga burgu i Dubravës.
Në ditën e varrimit të Enver Haradinaj në Kosovë është ditë zie.
XS
SM
MD
LG