Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas tha se Izraeli duhet të ketë më shumë kontakte me zyrtarët palestinezë rreth realizimit të tërheqjes nga Rripi i Gazës. Tërheqja planifikohet të bëhet në korrik. Abbaz i bëri këto komente pas takimit të sotëm me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak. Ndërkohë, kryeministri palestinez Ahmed Kurei sot bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për lirimin e të burgosurve palestinezë nga Izraeli.
"Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në lirimin e të burgosurve tanë. Nuk ka kurrëfarë arsyeje që Izraeli t'i mbajë, në kohën kur ne po përpiqemi të arrijmë paqen" tha Kurei, para një takimi me familjet e të burgosurve palestinezë në Bregun Perendimor.
XS
SM
MD
LG