Ndërlidhjet

PEKIN


Ministri i Jashtëm i Japonisë Nobutaka Machimura sot pritet të takohet me Këshilltarin e Shtetit të Kinës Tang Jiaxuan, në përpjekje për t'i riparuar marrëdhëniet e dëmtuara në javët e fundit.
Bisedimet në Pekin mbahen disa orë pasi ministri i Jashtëm kinez Wu Dawei tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të ultat prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1972.
"Për momentin, marrëdhëniet kinezo-japoneze kanë vështirësi serioze. Problemi vazhdon një kohë të gjatë. Qeveria e Japonisë nuk është e aftë të përballet me historinë, me invazionin e militaristëve japonezë në Kinë", tha Wu.
Japonia insiston Kina të kërkojë falje zyrtare për protestat anti-japoneze, disa nga të cilat u shkallëzuan me dhunë, por Kina këtë e refuzoi.
XS
SM
MD
LG