Ndërlidhjet

PEKIN


Zyrtarët e Kinës dhe Japonisë as sot nuk arritën ndonjë marrëveshje që do të zbuste tensionet e krijuara nga protestat anti japoneze në Kinë. Ministri i jashtëm i Japonisë Nobutaka Machimura paralajmëroi mundësinë e një takimi ndërmjet presidentit të Kinës Hu Jintao dhe kryeministri të Japonisë Junichiro Koizumi, i cili u angazhua për shmangien e kritikave ndërmjet dy palëve.
"Nëse do të takohem me presidentin e Kinës, mendoj se do të ishte më mirë që të mos shkëmbejmë kritika dhe fillimisht të marrin parasysh miqësinë ndërmjet dy vendeve" tha Koizumi.
XS
SM
MD
LG