Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice fillon sot vizitën dy ditore në Rusi, ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov. Ajo viziton Moskën për të përgatitur vizitën e presidentit George Bush me 9 maj, i cili do të marrë pjesë në ceremonitë për 60 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Rice tha se në Moskë do të inkurajojë reformat demokratike dhe tregun e lirë.
XS
SM
MD
LG