Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Senati i Shteteve të Bashkuara i kërkoi presidentit George Bush që shpenzimet për operacionet në Irak dhe Afganistan t'i përfshijë në buxhetet vjetore, në vend se t'i financojë nga të hyrat për shpenzime emergjente. Senati miratoi rezolutën e pa obligueshme, si amendament për sigurimin e 81 miliardë dollarëve për operacionet në Irak dhe në Afganistan. Demokratët janë ankuar se presidenti Bush ka shpenzuar 280 miliardë dollarë jashtë buxheteve vjetore, mirëpo Shtëpia e Bardhë e ka arsyetuar këtë duke thënë se shpenzimet e luftës është e vështirë të parallogariten.
XS
SM
MD
LG