Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka filluar të hetojë një shpellë, për të cilën dyshohet se ka shërbyer si varrezë masive e viktimave jo-shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-99, ka deklaruar zëdhënësja e UNMIK-ut.
"Zbulimet preliminare sugjerojnë se shpella dhe rrethina e saj janë shfrytëzuar për vendosjen e fshehtë të mbetjeve të kufomave", ka deklaruar Marcie Pool, duke shtuar se "deri tash janë zbuluar 12 kufoma".
Për operacionin që zhvillohet në komunën e Klinës, 50 km në perëndim të Prishtinës, autoritetet serbe janë njoftuar nga UNMIK-u, ndërsa sot lokacionin e kanë vizituar edhe ekspertë nga Beogradi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG