Ndërlidhjet

MOSKË


Në fillim të vizitës dyditëshe në Rusi, sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice tha se i konsideron "shumë shqetësuese" zhvillimet antidemokratike në Rusi.
Rice pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, dhe ministrin e Mbrojtjes, Igor Ivanov.
Në aeroplanin e saj, rrugës për në Moskë, Rice u tha gazetarëve se është e shqetësuar nga mungesa e mediave të pavarura në Rusi dhe nga centralizimi i pushtetit.
Rice gjithashtu tha se "nuk do të ishte zhvillim pozitiv", nëse Putini do ta ndryshonte kushtetutën që të kandidohet për të tretën herë.
Një zyrtar i paemëruar amerikan tha se një kërcënim me bombë në hotelin ku duhej të qëndrojë, bëri që eskorta e sekretares së shtetit ta ndryshojë drejtimin, dhe Condoleezza Rice të shkojë në rezidencën e ambasadorit amerikan.
Një nga qëllimet e vizitës është edhe përgatitja e vizitës së presidentit George Bush më 9 maj, i cili do të merr pjesë në ceremonitë e 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG