Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka shtyrë përsëri votimin lidhur me nominimin e diplomatit John Bolton për ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara. Është raportuar se Komiteti synon mbajtjen e sencave plotësuese të dëgjimit lidhur me disa akuza ndaj zotit Bolton. Pos tjerash, ai është akuzuar për keqtrajtimin e bashkëpunëtorëve të tij. Anëtarët e Partisë Demokratike në komitetin e Senatit fuqishëm e kundërshtuan nominimin e tij duke theksuar faktin se ai ishte i njohur si oponent i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG