Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, gjatë takimit më presidentin rus, Vladimir Putin, ka biseduar rreth shqetësimeve amerikane mbi zhvillimin e demokracisë në Rusi.
Pas takimit Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se pala ruse i kishte ofruar Rice informacione shtesë mbi reformat demokratike dhe ato në ekonominë e tregut në Rusi.
Lavrov ka shtuar se shqetësimet e Uashingtonit lidhur me përqëndrimin e pushtetit në Kremlin nuk u diskutuan.
Shefja e diplomacisë amerikane para takimit kishte deklaruar për mediat:
"Ne e kuptojmë se Rusia po gjen rrugën e vetë dhe e respektojmë këtë. Ajo që ne themi është se nëse duam që marrdhëniet Rusi - Shtetet e Bashkuara të thellohen, dhe që Rusia të vërë në pah gjithë potencialin e saj, është e nevojshme të kemi zhvillime demokratike. Nuk duhet të ketë kaq shumë përqëndrim të pushtetit tek presidenca. Është e nevojshme që të ketë media të pavarura." Më tej Rice ka shtuar se megjithatë Rusia është "partner strategjik" i Shteteve të Bashkuara "në luftën kundër terrorizmit", "në ndalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë" dhe "në zgjidhjen e çështjeve rajonale në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme".
Nga ana e tij presidenti rus Putin pas takimit tha:
"Ne shkëmbyem pikëpamjet rreth një morrie çështjesh me rëndësi në mardhëniet dypalëshe dhe ato ndërkombëtare. Natyrisht presim vizitën e ardhshme të presidentit amerikan për festimet e përvjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore".
Rice nga Moska ka udhëtuar drejt Vilinusit, kryeqytetit të Lituanisë, ku merrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s.
XS
SM
MD
LG