Ndërlidhjet

ALEXANDRIA/VIRGINIA


Shtetet e Bashkuara thanë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për Zacarias Moussaoui, i cili u deklarua fajtor në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, si pasojë e të cilave patën humbur jetën rreth 3 mijë njerëz.
Prokurori i përgjithshëm, Alberto Gonzales, i bëri këto komente menjëherë pasi Moussaouin, shtetasin francez me origjinë marokene, gjykata e shtetit Virginia e shpalli fajtor për 6 pikat e akuzës. "Katër nga këto akuza autorizojnë dënimin maksimal me vdekje, dhe siç e dini, ne kërkojmë dënim me vdekje në këtë rast", tha Gonzales.
36 vjeçari Moussaoui i tha gjykatës se do të apelojë kundër dënimit maksimal.
XS
SM
MD
LG