Ndërlidhjet

ATHINË


Përfaqësues dhe zyrtarë të energjisë nga vendet e Detit të Zi, nënshkruan sot një marrëveshje për zgjerimin e tregtisë dhe shërbimeve energjetike në rajon. Deklarata është nënshkruar në Greqinë Veriore, nga diplomatë të lartë dhe zyrtarë të energjisë; të Shqipërisë, Greqisë, Armenisë, Azerbejxhanit, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Tuqisë, Rusisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Serbisë e Malit të Zi. Marrëveshja, bën thirrje, po ashtu, për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e turizmit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale.
XS
SM
MD
LG