Ndërlidhjet

TBILISI


Trajnuesit e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë filluar sot një program trajnimi me qëllim të përgatitjes së trupave gjeorgjiane për operacione paqeruajtëse. Për këtë program i cili do të zgjasë një vit, janë dedikuar 50 milionë dollarë. Rusia po e përcjell programin me vëmendje. Moska frikësohet se SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore po e nxjerrin Gjeorgjinë jashtë zonës së saj të ndikimit.
XS
SM
MD
LG