Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka shfaqur sot gatishmërinë për kompromis rreth Kosovës, por duke hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të kufijve aktualë. "Ne përballemi me një detyrë të jashtëzakonshme, që të garantojmë se kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të vendit tonë, të mbeten ata që janë", tha Koshtunica, për të shtuar, se zgjidhja përfundimtare do të jetë e tillë që nuk do të ketë fitues apo humbës apsolutë. Këto komente janë bërë gjatë një ceremonie për shënimin e 190 vjetorit të çlirimit të Serbisë nga Perandoria Otomane.
XS
SM
MD
LG