Ndërlidhjet

VATIKAN


Ceremonia inauguruese e Papa Benediktit të XVI-të është mbajtur sot në Sheshin e Shën Pjetrit, para mijëra pelegrinëve dhe udhëheqësve nga shumë vende të botës. Papa i ri e filloi ceremoninë me lutje në gjuhën latine. 78 vjeçari i njohur më parë si kardinali Joseph Ratzinger, i mori simbolet e autoritetit të Papës. Në ceremoninë që u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit, morën pjesë edhe mijëra gjermanë që kishin ardhur në inaugurimin e Papës së parë gjerman, që prej disa shekujsh.
XS
SM
MD
LG