Udhëheqësit e Turqisë, Australisë, Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe, janë mbledhur sot në veriperëndim të Turqisë për të përkujtuar 90 vjetorin e njërës prej betejave më të tmerrshme gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata kanë mbajtur një minutë heshtje para Monumentit turk në Gadishullin Galipoli, tek hyrja jugore e Ngushticës së Dardaneleve. Në vitin 1915, forcat aleate ishin përpjekur të merrnin Ngushticën nga kontrolli i Perandorisë Otomane. Beteja pati përfunduar me disfatë të forcave aleate dhe vdekjen e 35 mijë trupave, si britanike, franceze, indiane, australiane dhe nga Zelanda e Re.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.