Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Benedikti i XVI-të është takuar sot me përfaqësues të komunitetit musliman, dhe i ka siguruar ata se Kisha katolike dëshiron të vazhdojë ndërtimin e "urave të miqësisë". Papa Benedikti është takuar me udhëheqës shpirtëror muslimanë të cilët morën pjesë në ceremoninë inauguruese, dje, në Vatikan. Ai shprehu vlerësimin e tij për avansimin e dialogut ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Vatikani nuk ka bërë të ditur se cilët udhëheqës muslimanë ka takuar Papa Benedikti i XVI-të.
XS
SM
MD
LG