Ndërlidhjet

KEMBRIXH


Filip Morison, njëri nga zbuluesit e bombës atomike, ka vdekur në moshën 89 vjeçare. Ai ishte "profesor emeritus" në Institutin e Teknologjisë të Massachusetts në Shtetet e Bashkuara. Morison ka vdekur të premten, ndërsa Instituti e ka shpallur vdekjen e tij sot. Morisoni ishte udhëheqës i grupit të ushtrisë amerikane në Projektin e Manhattan-it, i cili ka prodhur armën e parë bërthamore, e testuar më 14 korrik të vitit 1945.
XS
SM
MD
LG