Ndërlidhjet

KAJRO


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur sot në Kairo, në kuadër të një turneu katërditësh në Lindje të Mesme. Putin do të jetë udhëheqësi i parë rus që do ta vizitojë edhe Izraelin. Ai u takua në aeroport me ministrin e jashtëm të Egjiptit, Ahmad Abu al Ghait, dhe nesër pritet të takohet me presidentin Hosni Mubarak. Më pas ai do të udhëtojë për në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Ariel Sharon. Gjatë këtij turneu, Putin do të qëndrojë edhe në Ramallah, për t'u takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
XS
SM
MD
LG