Ndërlidhjet

PEKIN


Ndërmjetësuesi amerikan për zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut, Christopher Hill, ka deklaruar se është pesimist rreth rifillimit të shpejtë të bisedimeve gjashtëpalëshe për zgjidhjen e krizës së programeve bërthamore të Penjanit.
"Proçesi po zhvillohet prej 10 muajsh, derisa qershorin e kaluar arritëm mirëkuptim substancial. Por nga ana e Koresë së Veriut nuk kemi pasur përgjigje, përveç komunikatave për shtyp të Penjanit, çfarë dëshmon se kemi të bëjmë me një problem serioz", tha Hill.
Hill aktualisht po zhvillon një turne diplomatik në vendet e përfshira në bisedimet në fjalë.
XS
SM
MD
LG