Ndërlidhjet

LONDËR


Kanë filluar sot në Londër bisedimet rreth programeve bërthamore të Iranit. Përfaqësuesit e Iranit do takohen me ata të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë. Të treja vendet kanë qenë nismëtaret e një propozimi evropian për t'i dhënë fund programeve në fjalë.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharrzai, ka përsëritur para takimit se Teherani do rifillojë programet për uraniumin e pasuruar.
"Nëse nuk do ketë marrëveshje dhe bisedimet, mes Iranit dhe vendeve evropiane, do të dështojnë atëherë ne nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të rifillojmë programet për pasurimin e uraniumit", tha Kharrzai.
XS
SM
MD
LG