Ndërlidhjet

VJENË


"Zgjidhja e statusit të Kosovës në faza, vetëm sa do ta vështirësonte situatën", ka deklaruar presidenti Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë të përditshmes vjeneze "Prese". Ai i ka ftuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian që ta njohin drejtpërdrejt pavarësinë e Kosovës, sepse kështu, ka thënë ai, do t'i kontribuonin stabilitetit në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, e madje edhe në Serbi.
"Qasja në faza, siç ka propozuar Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin, do ta komplikonte çështjen", ka thënë zoti Rugova, duke shtuar se "Kosova tash 6 vjet është në fazën e statusit të përkohshëm".
"Nëse statusi i Kosovës mbetet i hapur, kjo do t'u ofronte fqinjëve tanë mundësi për manipulime", ka thënë presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG