Ndërlidhjet

STAMBOLL


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se shqetësimi për stabilitetin politik në Irak, i takon tërë rajonit. Në hapje të takimit të sotëm në Stamboll të ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve fqinje të Irakut plus Egjiptit, Erdogan, tha se Iraku duhet të zhvillojë një sistem i cili do të garantojë mosdominimin e asnjërit entitet ndaj të tjerëve. Shefat e diplomacive; të Turqisë, Sirisë, Jordanisë, Iranit, Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, pritet të miratojnë sot Deklaratën e hartuar dje nga zyrtarët e këtyre ministrive, në të cilën, është theksuar njohja e integritetit territorial të Irakut, si çështje kryesore, dhe mbështetja ndërkombëtare për zhvillimet në këtë vend.
XS
SM
MD
LG