Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut ka kumtuar se sot, në dy incidente të ndara, janë vrarë 9 vetë dhe janë plagosur së paku 21 të tjerë. Herët në mëngjes, persona të armatosur kanë vrarë 5 policë irakianë, në një postbllok në Bagdad. Ky postbllok gjendet në afërsi të një kampi ushtarak amerikan. Sulmi tjetër i kryengritësve poashtu ndodhi në Bagdad, ku nga një shpërthim i një makine-bombë u vranë katër civilë dhe u plagosën disa të tjerë. Agjencitë e lajmeve raportojnë se prej të entjes, kur në Irak u formua qeveria e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike, kryengritësit kanë shtuar sulmet e tyre.
XS
SM
MD
LG