Ndërlidhjet

TAJPEI


Presidenti i Tajvanit, Chen Shiu-bian ka ftuar sot Kinën që ti hapë negociatat me qeverinë tajvaneze. Kjo deklaratë u bë dy ditë pasi lideri opozitar tajvanez, Lien Chan, nga partia nacionaliste Kuomintang u takua me presidentin e Kinës në Pekin, me ç'rast është raportuar për pajtueshmëri për promovimin e paqes dhe të lidhjeve ekonomike ndërmjet Kinës e Tajvanit. Ky ishte takimi i nivelit më të lartë ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Komuniste të Kinës dhe të partisë Kuomintang prej se nacionalistët ishin përmbysur nga komunistët në vitin 1949 dhe ishin vendosur në Tajvan.
XS
SM
MD
LG