Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia njoftoi për 9 persona të vrarë dhe 21 të plagosur, sot, në Irak. Policia tha se të paktën 4 civilë janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur, kur një veturë bombë që për cak kishte konvojin e ushtrisë amerikane, ka shpërthyer afër Kolegjit teknik në Bagdad. Thamer Abed, një polic i plagosur në këtë sulm, tha se sulmuesit ishin të maskuar. "Ne ishim në detyrë tek pika e kontrollit, kur u sulmuam nga njerëz të maskuar. Në këtë sulm u vranë 4 policë. Unë isha në çati dhe u plagosa në këmbë", tha Abed.
Ushtria amerikane nuk ka thënë nëse ndonjë nga trupat e saj ishte lënduar. Sot në mëngjes, po ashtu, kryengritësit kanë vrarë 5 policë në një pikë tjetër kontrolli në Bagdad. Edhe dy sulme janë kryer sot në dhe rreth qytetit Hillah, 95 kilometra në jug të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG