Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq i ka bërë thirrje sot homologut të tij bullgar, Georgi Parvanov, që të ndihmojë për zgjidhjen e rastit të oficerit ushtarak serbo-malazez, i arrestuar në fillim të kësaj jave, në Sofje. Në letrën dërguar Parvanovit, Tadiq e fton atë që të ndërhyjë në emër të "fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve miqësore", për të zgjidhur rastin e kolonelit Çedomir Brankoviq.
Brankoviq është arrestuar të martën në Sofje, në bazë të një urdhëri të Interpolit, me kërkesë të Kroacisë. Dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës gjatë vitit 1991 në Kroaci.
XS
SM
MD
LG