Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri i kabinetit të Izraelit Nathan Sharansky ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste kundër planit të kryeministrit Ariel Sharon për tërheqje nga Rripi i Gazës.
Sharansky, ish disident sovjetik, që ka shërbyer si ministër pa portofol, është njëri nga disa ministrat e kabinetit të cilët do të japin dorëheqje apo do të largohen pas kundërshtimeve me planin e Sharonit.
Ndërkohë, kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në Ramallah pritet të takohet me udhëheqësit palestinezë.
Pas bisedimeve me udhëheqësit izraelitë, Erdogan ofroi ndihmën e Turqisë për të çuar përpara negociatatat midis izraelitëve dhe palestinezëve.
"Unë gjithashtu e mbështes paqen në Lindjen e Mesme, dhe sidomos mbështes themelimin e shtetit palestinez pranë atij izraelit", tha Erdogan.
Nga Bregu Perëndimor ndërkaq, raportohet se një ushtar izraelit dhe një militant palestinez, janë vrarë në shkëmbim zjarrin afër qytetit Tulkarem.
XS
SM
MD
LG