Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Annan, u bëri sot thirrje të gjitha vendeve që të kuptojnë se armët bërthamore janë rrezik për botën, dhe të ndërmarrin hapa për çarmatosjen. Në hapje të konferencës për rishikimin e Marrëveshjes së Mos-proliferimit, ai trajtoi shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit. "Ju ftoj të pranoni çarmatosjen, mos-proliferimi dhe e drejta e përdorimit paqësor të energjisë bërthamore, janë jetike", ka thënë Annan. Ai tha se ish-rivalët e Luftës së Ftohtë duhet të zotohen për zvogëlimin e arsenaleve të tyre bërthamore. Zyrtarët e OKB-së bënë thirrje për rritjen e kontrollit mbi teknologjinë bërthamore.
XS
SM
MD
LG