Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, është takuar sot në Uashington me ministrin e jashtëm francez, Michel Barnier. Programi i armëve bërthamore të Koresë së veriut ka qenë një ndër temat kryesore të takimit. "Shtetet e Bashkuara kanë kapacitete të konsiderueshme bllokuese, në rajonin e Paqësorit. Andaj, nuk duhet të ketë asnjë dyshim në aftësinë tonë që të ndalim Korenë e Veriut, në çdo hap që do të vinte në pikëpyetje sigurinë e rajonit", tha Rice.
XS
SM
MD
LG