Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 13 njerëz janë vrarë, në tri sulme të ndara me bomba, në Irak. Nga shpërthimi në një qendër tregtare në Bagdad janë vrarë 4 civilë dhe sulmuesi, tha Policia. Një veturë bombë tjetër, kishte në shënjestër një komandant të policisë irakiane, kurse e treta, një patrullë të policisë. Në këtë sulm u vranë 5, përfshirë edhe sulmuesin, 2 policë, dhe 8 vetë të tjerë u plagosën. Gjithashtu, ministria britanike e Mbrojtjes, bëri të ditur se një ushtar ka vdekur nga plagët e marra gjatë luftimeve në jug të Irakut.
Ndërkaq, kryeministri i Australisë, John Howard, tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga Iraku, pas kërcënimeve për vrasjen e pengut australian, Douglas Wood.
XS
SM
MD
LG