Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara janë të afta që ta mbrojnë veten dhe aleatët e tyre nga kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut, tha sekretarja e shtetit, Condoleezza Rice.
"Shtetet e Bashkuara kanë aftësi të konsiderueshme mbrojtëse, të të gjitha llojeve, në rajonin e Azisë dhe Paqësorit. Nuk mendoj se duhet të ketë dyshime mbi aftësinë tonë për të zbrapsur çdo kërcënim që vjen nga Koreja e Veriut", tha Rice, pas raporteve se Peniani ka shkrepur një raketë me rreze të shkurtë veprimi në Detin e Japonisë.
XS
SM
MD
LG