Ndërlidhjet

TIRANË


Anëtarësimi në NATO i vendeve të Ballkanit Perëndimor, do ta ndihmonte përshpejtimin e reformave dhe paqen e stabilitetin në rajon, thanë sot zyrtarë të Shqipërisë. Gjatë takimit dyditësh të vendeve të Kartës "Adriatik 3" në Tiranë, ministri i jashtëm, Kastriot Islami, tha se ftesa për t'iu bashkuar Aleancës në samitin e ardhshëm, do të bëhet motiv i fuqishëm dhe inkurajues për shpejtimin e reformave në këto vende. Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia, shënuan trevjetorin e nënshkrimit të Kartës "Adriatik 3", në bazë të së cilës ato po zhvillojnë strategji të përbashkët, dhe po promovojnë bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes, me qëllim të anëtarësimit në NATO. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ndihmës nënsekretarja amerikane e Shtetit, Kathleen Stephens.
XS
SM
MD
LG