Në mbi 84 qytete në territoret palestineze kanë filluar votimet për pushtetin lokal, ku garojnë mbi 2'500 kandidatë. Lëvizja Fatah e kreut të autoritetit palestinez, Mahmud Abas, përballet me rivalin kryesor grupin militant Hamas. Këto zgjedhje janë parë si provë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në korrik.