Dy shpërthime kanë ndodhur në orët e mëngjesit pranë konsullatës britanike në Nju Jork. Komisioneri i Policisë, Raymond Kelly, tha se rreth orës 3 e 35 të mëngjesit të sotëm kanë ndodhur dy shpërthime, por përveç dëmeve materiale, nuk kishte të lënduar. "Besoj se mjetet shpërthyese ishin granata të reja të mbushura me barot, dhe ka mundësi të jenë aktivizuar nga larg", tha Kelly, në një konferencë me gazetarë. Ndërsa, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg, tha se nuk kanë asnjë informatë lidhur me motivet e shpërthimeve. "Është e vërtetë se konsulata britanike është afër, por nuk mendoj se duhet nxituar për konkluzione të tilla", tha Bloomberg.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.