Ndërlidhjet

PRISHTINË


UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës kanë organizuar sot në Mitrovicë një konferencë donatorësh, qëllimi i të cilës është sigurimi i fondeve për të mundësuar kthimin e romëve në pjesën jugore të qytetit. Zyrtarët kanë thënë se tek rreth 500 romë janë konstatuar nivele të larta të helmimit me plumb në gjak, pasi kampet e tyre janë në zona të ndotura nga mbetjet industriale në veri. Për këtë qëllim, Qeveria e Kosovës ka dhënë rreth 200 mijë euro dhe ka premtuar edhe ndihmë tjetër.
XS
SM
MD
LG