Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NJU JORK


Dy shpërthime kanë ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm pranë konsullatës britanike në Nju Jork. Komisioneri i Policisë, Raymond Kelly, tha se rreth orës 3 e 35 minuta kanë ndodhur dy shpërthime, por përveç dëmeve materiale, nuk kishte të lënduar. "Besoj se mjetet shpërthyese ishin granata të reja të mbushura me barot, dhe ka mundësi të jenë aktivizuar nga larg", tha Kelly, në një konferencë me gazetarë. Ndërsa, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg, tha se nuk kanë asnjë informatë lidhur me motivet e shpërthimeve. "Është e vërtetë se konsulata britanike është afër, por nuk mendoj se duhet nxituar për konkluzione të tilla", tha Bloomberg.
XS
SM
MD
LG