Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria amerikane tha sot se të paktën 20 kryengritës dhe 9 ushtarë afganë janë vrarë në betejën pas një prite, që militantët u kishin bërë forcave të koalicionit, në jug të Kandaharit. Ndërkaq, autoritetet afgane bënë të ditur se kanë arrestuar 6 persona, të cilët kanë pranuar se në tetorin e kaluar, e kishin rrëmbyer Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj të OKB-së, në Kabul. Ndërkohë, presidenti Hamid Karzai, i ka ftuar përfaqësuesit nga tërë vendi në një takim ku do të bisedohet për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Njëra nga temat kryesore pritet të jetë ajo e bazave të përhershme të ushtrisë amerikane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG