Një seri sulmesh sot në Bagdad ka lënë të vdekur, të paktën, 22 vetë. Cak i këtyre sulmeve ishin forcat irakiane të sigurisë. Sulmi më i rëndë ishte ai i një vetvrasësi në një qendër rekrutimi të ushtrisë irakiane në Bagdad, si pasojë e të cilit, u vranë të paktën 13 vetë dhe u plagosën 8. Kurse, sulmi i dytë, që la të paktën 8 të vdekur, ishte i drejtuar kundër një autokolone të policisë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.