Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti Bush do të kërkojë nga vendet balltike që të respektojnë të drejtat e pakicave si element themelor për vendet demokratike.
Këto komente presidenti Bush i ka bërë për mediat ruse para turneut të tij evropian, në një kohë kur janë shtuar kritikat e Rusisë për trajtimin që i bëhet pakicave rusishtfolëse në këto vende.
Bush në fillim të turneut do takohet me udhëheqësit e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në Riga, drejt të cilës ka udhëtuar sot.
Presidenti amerikan do të qëndrojë dhe në Moskë ku do marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për 60-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në këto ceremoni nga vendet Balltike do jetë e pranishme vetëm presidentja e Letonisë, derisa kryeminsitri Blair nuk do marrë pjesë për shkak të detyrimeve paszgjedhore. Presidenti i Gjeorgjisë ka anulluar pjesëmarrjen për shkak të mungesës së përparimit në mbylljen e bazave ruse në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG