Ndërlidhjet

RIGA


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot mbërri në kryeqytetin e Letonisë, në ndalesën e parë të vizitës së tij në Evropë dhe Rusi për të shënuar 60-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti Bush dhe zonja e parë Laura u mirëpritën në Kështjellën e kryeqytetit nga presidentja Vaira Vike-Freiberga dhe një grup i madh njerëzish që brohorisnin.
Presidentja Vike-Freiberga e dekoroi presidentin Bush me medaljen më të lartë të Letonisë.
"Me ardhjen e tij në vendet Baltike, presidenti Bush e ka nënvizuar kuptimin e këtyre ngjarjeve historike. Para 60 vjetësh kur përfundoi lufta, për disa ishte çlirim, por për të tjerët skllavërim dhe pushtim, nënshtrim ndaj terrorits stalinist", tha presidentja e Letonisë.
Sot presidenti Bush do të takohet me presidentët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, ndërsa nesër do të udhëtojë në Holandë, për t'i nderuar ushtarët amerikanë që e humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Të hënën, Bush do të merr pjesë në ceremonitë në Moskë, ku do të përkujtohet fundi i konfliktit më vdekjeprurës të shekullit 20.
XS
SM
MD
LG