Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin ka zbuluar sot një Memorial të Madh kushtuar fitores së ushtrisë sovjetike, në një kodër në jugperëndim të Moskës. Gjatë ceremonisë, Putin çmoi trimërinë dhe unitetin e qytetarëve të bashkimit Sovjetik gjatë luftës. "Trimëria, vendosmëria dhe uniteti i popujve të vendit tonë, u bë forca kryesore që e mundi fashizmin", tha Putin.
Të hënën, mbi 50 udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në ceremonitë e shënimit të 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Moskë.
XS
SM
MD
LG