Ndërlidhjet

LONDËR


Udhëheqësit botërorë vazhdojnë t'ia urojnë kryeministrit Tony Blair dhe Partisë Laburiste, fitoren e tretë me radhë. Kryeministri britanik e riorganizoi kabinetin e tij duke e kthyer prapë ish-sekretarin e brendshëm David Blunkett, ndërsa sekretari i Mbrojtjes, Goeff Hoon, do ta udhëheqë Dhomën e Përfaqësuesve. Fitorja e laburistëve, kryesisht i dedikohet forcimit të ekonomisë britanike. Ndërkohë, lideri konservator, Michael Hoëard, dha dorëheqje, pasi partia e tij siguroi vetëm 197 ulëse. Liberal demokratët, të vetmit që e kundërshtuan luftën në Irak, fituan 62 ulëse.
XS
SM
MD
LG