Ndërlidhjet

AMAN


Presidenti irakian Jalal Talabani ka akuzuar sot disa vende arabe se po i ndihmojnë terroristët në Irak, derisa publikisht po e dënojnë terrorizmin. Në një intervistë për mediat jordaneze, Talabani, tha se këto vende po i mbështesin terroristët me ndihma materiale, trajnime dhe përkrahje mediale. Ai nuk i ka përmendur emrat e këtyre vendeve, por ka përjashtuar Jordaninë, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Iranin.
XS
SM
MD
LG