Albin Kurti, drejtor i KAN- Rrjeti Kosovar i Aksionit
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kurti, skena politike e Kosovës, kohët e fundit është përshkuar nga akuza e kundërakuza. Si i vlerësoni ju akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet partive politike, respektivisht ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kosovë?
ALBIN KURTI
Politika është biznesi më i suksesshëm në Kosovë. Politikanët e Kosovës që ndodhen në kuadër të institucioneve ose kanë qenë gjithmonë të pasur, ose janë bërë të pasur pasi kanë hyrë në politikë. Dhe këtu nuk ka dallim cilësor ndërmjet pozitës dhe opozitës. Akuzat që bëhen sot dhe që janë shumë aktuale dhe kanë përfshirë të gjitha mediat në Kosovë, nuk kanë të bëjnë me drejtësinë dhe parimet, sa kanë të bëjnë me luftën politike ndërmjet tyre.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kurti, por sipas jush cila është baza e këtyre përplasjeve ndërmjet partive politike?
ALBIN KURTI
Unë mendoj se është luftë politike ndërmjet partive, pasi shumë informacione që kanë dalë në pah janë ditur edhe më herët, mirëpo momenti që është zgjedhur që të dalin këto informacione flet se bëhet fjalë për interesa dhe jo për parime.
RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se fërkimet aktuale në Kosovë janë normale për një skenë politike, apo do të kenë edhe refleksione të tjera?
ALBIN KURTI
Unë nuk mendoj se janë të dëmshme, mendoj se janë normale, sidomos duke pasur parasysh se çfarë janë partitë tona politike dhe të vërtetat e ndrydhura tash e gjashtë vjet, medoemos do të dalin në shesh dhe mendoj se ne kemi hyrë në këtë fazë tani.
RADIO EVROPA E LIRË
Ndërkohë, Kosova ka hyrë në fazën e vlerësimit politik të standardeve që do të bëhen më 26 maj. Si do të reflektohet gjithë ky ashpërsim dhe tension në skenën politike, në çështjen e vlerësimit të standardeve dhe më pas në përcaktimin e statusit?
ALBIN KURTI
Koncepti “standardet para statusit” është koncept kryekëput që nga fillimi, prandaj unë nuk mendoj se përmbushja e standardeve do t’u paraprijë bisedave për statusin politik, por në fakt është e kundërta – bisedat për statusin politik janë ato që e përcaktojnë përmbushjen e standardeve dhe kjo në këtë mënyrë: kur të vlerësohet se është krijuar atmosfera për fillimin e këtyre bisedimeve, do të thuhet sa janë plotësuar edhe standardet. Me këtë rast, interesi i UNMIK-ut është që edhe pozitën edhe opozitën t’i ketë bashkë dhe ato të dyja të hyjnë në bisedime me Beogradin, sepse kjo parashihet edhe në kuadër të këtij koncepti që pa përjashtime e kanë pranuar të gjitha institucionet dhe partitë politike në to. Unë mendoj se këto bisedime nuk do të çojnë në kurrfarë zgjidhje, sepse ato do të paraqesin një kompromis që do të jetë dëmtim i rëndë i vullnetit të popullit dhe interesave të popullit të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
A do të thotë kjo se ju në këtë kuptim e shihni edhe iniciativën e zotit Petersen për të formuar forumin politik të Kosovës?
ALBIN KURTI
Me siguri. Pasi tani aq shumë flitet për konsensusin, madje flitet për konsensusin si një vlerë më vete. Po të ishin politikanët e Kosovës të sigurt se pavarësia e Kosovës do të ndodhë, atëherë asnjëherë nuk do ta kërkonin konsensusin, pasi secili do të ishte i interesuar që të ishte ai vetë që do ta bënte pavarësinë, por ata në fakt e dinë se rezultat i negociatave nuk mund të jetë pavarësia, por do të jetë në fakt formalizimi i varësisë së Kosovës dhe duan që kolektivisht të gjithë së bashku ta mbijetojnë politikisht zgjidhjen e padrejtë të statusit përfundimtar të Kosovës. Prandaj, në këtë vazhdë unë e shoh edhe forumin politik, i cili ka edhe një qëllim tjetër, që të mos i ketë UNMIK-u dy pika- pozitën dhe opozitën, ku duhet të bëjë eventualisht presion, por ta koncentrojë, ta centralizojë fushën të cilën duhet ta kontrollojë, ta dirigjojë e ndoshta edhe të bëjë presion mbi të.
RADIO EVROPA E LIRË
Sipas pikëpamjes suaj dhe sipas analizave tuaja, si gjendet, si pozicionohet në fakt klasa politike e Kosovës përpara bisedimeve për statusin e Kosovës?
ALBIN KURTI
Këta në fakt bëjnë zhurmë se si nuk do të bëjnë bisedime për statusin përfundimtar. Kjo zhurmë e tyre ka vetëm një kuptim – duan që bashkësia ndërkombëtare të bëjë edhe më shumë presion dhe në fund të thonë “ja nuk patëm qare pa shkuar në këto bisedime”. Pra, këta janë duke e bërë një lojë, në mënyrë që të mbijetojnë edhe më tutje politikisht, pasi është shumë e qartë se në këto institucione, ata në mënyrë absolute dhe gjithëpërfshirëse i janë nënshtruar UNMIK-ut dhe unë nuk besoj në sinqeritetin dhe seriozitetin e tyre, për shkak se ata nuk kanë qëllime dhe ide të tjera më të rëndësishme sesa vetja e tyre.
RADIO EVROPA E LIRË
Kur thoni “këta”, zoti Kurti, për kë mendoni?
ALBIN KURTI
Mendoj për të gjithë politikanët që janë udhëheqës në institucione dhe në partitë politike në kuadër të këtyre institucioneve.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kurti, po si e shihni ju skenën politike të Kosovës, apo si do të duhej të dukej ajo?
ALBIN KURTI
E vetmja mundësi për të filluar demokracia dhe përparimi në Kosovë është në opozitë me sistemin aktual politik e kurrësesi në kuadër të tij. Në Kosovë kemi një regjim antidemokratik siç është regjimi i UNMIK-ut dhe brenda tij vetëm sa e mirëmban atë sistem. Opozitë e vërtetë është ajo që e kundërshton në tërësi sistemin dhe që angazhohet për realizimin e vullnetit të popullit dhe interesave të tij. Aktualisht institucionet e sistemit në Kosovë nuk janë asgjë tjetër veçse dorë e zgjatur e UNMIK-ut.
Intervistoi: Rrahman PAÇARIZI