Ndërlidhjet

HAGË


Prokuroria e Tribunalit të Hagës e ka kundërshtuar kërkesën për mbrojtjen në liri të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kërkesa është paraqitur kohë më parë nga pala mbrojtëse. Në arsyetimin e kundërshtimit të kërkesës, prokuroria, mes tjerash, nënvizon se nuk ka garanci të mjaftueshme se institucionet ndërkombëtare në Kosovë do të mund ta arrestonin dhe ta kthenin zotin Haradinaj, nëse një gjë e tillë do të ishte e nevojshme. Megjithatë, sipas procedurës, vendimi përfundimtar për kërkesën do të merret nga trupi gjykues, në një seancë të posaçme, për të cilën ende nuk është njoftuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG